Faqja e internetit në zhvillim

Eksploroni Historinë Shqiptare

Kuriozitete, dokumente, libra audio dhe video historike në tre gjuhë.

I besueshëm dhe informues

★★★★★

brown textile on brown wooden table

Misteri i etnisë shqiptare

Ne teatrin e popullsive te Evropes, aty ku tashme çdo popullsi ka nje histori dhe prejardhje mjaft te percaktuar, qendron ende e pazbuluar dhe e pathene historia e etnise shqiptare, e cila me nje nga zanafillat me te hershme te te gjithe kontinentit te vjeter, ende nuk gjen nje percaktim te njezeshem per rrugetimin e saj historik.
Le te bejme nderkohe nje shetitje historike, te bazuar ne studimet e bera deri tani, por megjithate pa pretendime akademike.
Etnia shqiptare shtrihet historikisht ne gadishullin e Ballkanit, krahas Republikes se Shqiperise edhe ne minoritete shqiptare ne vendet fqinje Greqi, Maqedoni te Veriut, Serbi, Mal te Zi, Itali e natyrisht ne Kosove.
E gjendur me shume nen pushtime te huaja sesa nen qeverisjen e saj te brendshme, etnia shqiptare vazhdon te ruaje karakteristika te veçanta dhe eskluzive ne te gjithe Evropen. Por cila eshte prejardhja e etnise shqiptare?
Ne studimet historike zerat kane qene te shumte, hipotezat e ngritura kane qene te ndryshme: popullsi autoktone apo te ardhur? Pasardhes te ilireve apo barbare te ardhur gjate epokes se dyndjeve barbarike? Greke, sllave apo ilire? Midis hipotezave historike te pastra dhe perpjekjeve here here edhe me qellime politike, ndoshta e vetmja menyre per te hedhur drite e per te interpretuar sakte gjetjet arkeologjike eshte perdorimi i teknologjive shkencore per studimin e ADN-se, duke qene se nuk kemi trashegimi te shkruar nga popullsite ilire.
MARRËDHËNIE E FORTË ME POPULLATËN ILIRE – Oksfordi e thotë këtë!
Sipas nje studimi te publikuar ne 2023(*) mbi te dhenat gjenetike te popullsise shqiptare moderne mund te shihen lekundje te prejardhjes gjenetike ne nje periudhe prej 8000 vjetesh. Nepermjet krahasimit te gjenetikes shqiptare moderne dhe aplogrupeve qe karakterizojne popullsite e lashtesise dhe mesjetes, gjehet se shqiptaret me shume mundesi e kane prejardhjen nga nje popullsi paleo-ballkanike (pra para - ballkanike) perendimore qe ka mbijetuar nder shekuj dhe qe ka perjetuar nje rritje te befasishme ne periudhen midis shek. 5 dhe 8 te eres sone.

Gjithashtu studimi i ADN-se percakton se ne ndryshim me popullsite e tjera te Ballkanit, kampionet mesjetare shqiptare (si veriore dhe jugore) tregojne qe kontributi i popullsive sllave perreth ishte minimal ose baraz me zero.
Natyrisht, per te qene te kujdesshem, duhet theksuar se ne shekullin e XXI, eshte e pamundur qe nje popullsi te jete totalisht e paster, pa perzierje me popullsi te tjera fqinje. Historia e njerezimit eshte ngjizur dhe ka evoluar me emigrime popullsish e perzierje etnish, siç ende vazhdon te jete ne ditet e sotme. Megjithate duket se 80% e trashegimise gjenetike ne linje aterore te popullsise mesatare shqiptare vjen nga popullsi paleo-ballkanike (pra me e hershme se dyndjet gjermane, avare e sllave ne Ballkan) ndersa verehet hyrja ne perberjen gjenetike e grupeve te reja ne periudhen nga shek. V deri ne shek. VIII te eres sone, qe perputhet me periudhen e dyndjeve sllave e gjermane ne territoret e Ballkanit. Nga kjo perberje paleo-ballkanike, grupi gjenetik qe konsiderohet se eshte ai qe identifikon popullsine ilire, na thote se shqiptaret moderne kane nje vazhdimesi gjenetike shume te forte, te rrenjosur ne Ballkan qe ne periudhen 2100 - 1000 para eres se re.
Në studimet e ndryshme mbi origjinën e harruar e të errët të shqiptarëve, një studim i mëparshëm, i botuar në vitin 1996 nga Cavalli-Sforza, arrin në përfundimin se ata nuk janë pasardhës të ilirëve. Sipas Cavalli-Sforza, në fakt, shqiptarët do të ishin trashëgimtarë të një popullsie proto-ilire (pra me e hershme se vete iliret) tashmë të pranishme në rajonin e Ballkanit. Sipas këtij këndvështrimi, popullsia e hershme nga e cila rrjedhin shqiptaret ishte një popullsi autoktone që nga para Epokës së Bronzit, e cila më pas u nderthur me popullsine ilire pasi keta te fundit erdhen ne Ballkan.
ATEHERE...
Cilido qofte kendveshtrimi ose interpretimi i gjetjeve materiale arkeologjike, shkenca thote ne menyre mjaft te qarte se shqiptaret jane nje nga popullsite e para te Ballkanit dhe te mbare Evropes. Ne fakt edhe nese do te pranohej se nuk jane shqiptaret trashegimtaret e ilireve, kjo hipoteze do t'i hapte rrugen te vetmes hipoteze te mbetur qe do te ishte e arsyeshme: qe ata jane edhe me te hershem se vete iliret. Hidhet poshte ne kete menyre çdo hipoteze qe pretendon se kjo popullsi nuk eshte vendase por e ardhur ne periudha me te vona se sa antikiteti ose mesjeta.
POR... DISA E MENDOJNE EDHE NDRYSHE
selective photo of man wearing blue shirt standing beside tree

Na kontaktoni për më shumë informacion

Ne jemi këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje me historinë e Shqipërisë. Na kontaktoni për më shumë detaje rreth përmbajtjes dhe shërbimeve tona.